Agjencia Zhurnal.mk.

Një granatë dore është gjetur në afërsi të Dibrës

Shkup, 24 dhjetor – Pranë rrugës rajonale Dibër-Strugë, afër Dibrës, dje është gjetur një granatë dore, e cila ëshzë tërhequr e sigurt nga autoritetet, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme-Ohër.

 

“Dje rreth orës 9:30 në Sektorin e punëve të brendshme Dibër është raportuar se në rrugën rajonale Dibër-Strugë, afër Dibrës, është gjetur një granatë dore. Vendin e kanë kontrolluar ekipet e SPB Dibër dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga Tetova, pas së cilës bomba është marrë në mënyrë të sigurt nga përfaqësuesit e Drejtorisë”, tha Dimoski.

Ditën e fundit të shtatorit, në bregun e liqenit të Dibrës, në afërsi të lokalitetit “Venec” janë gjetur dy predha mortajash me defekt dhe një granatë dore e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa pak ditë më parë, po në afërsi të Liqenit të Dibrës janë gjetur edhe shtatë granata dore nga Lufta e Dytë Botërore.

Të gjitha mjetet shpërthyese u morën në mënyrë të sigurt nga përfaqësuesit e DMSH-së për procedura të mëtejshme.

Related posts

Emri/ Arrestohet 20-vjeçari në Durrës, u kapë me amë zjarri me vete

D V

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën Gostivar- Tetovë

Z H

Të dehur dhe me shpejtësi të lartë, Policia monitoron aksin Tiranë-Elbasan: Pezullohen 12 leje drejtimi, vendosen dhjetëra gjoba

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More