Një gotë në ditë rigjeneron mëlçinë dhe shpëlan helmet nga trupi

nga Redaksia

Hirra është lëng i cili përftohet nga qumështi i lopës me rastin e përpunimit të djathit.

Është shumë e pasur me minerale, vitamina, aminoacide, proteina dhe bashkime të tjera, të cilat janë të shëndetshme për organizmin tonë.

Meqenëse është fjala për lëngje, e dimë që ato shpejt arrijnë deri te të gjitha organet nëpërmjet të të cilave kompensohen shumë mungesa në organizmin tonë.

Për shkak të vlerës së ulët të pH-së, transportimi deri te organi është shumë i shpejtë dhe efikas.

Në një litër hirrë mund të gjenden vetëm 360 kalori, gjë që është përgjysmë më pak se kaloritë të cilat mund t’i gjejmë në një litër të qumështit të freskët.

Pos kësaj që përmendëm më sipër, hirra përmban edhe albumina. Mineralet të cilat i gjejmë në hirrë mirëmbajnë tonusin e qelizave dhe pengojnë tensionin e lartë të gjakut, sulmin në tru dhe infarktin.

Nga ana tjetër, proteinat pengojnë osteoporozën, rregullojnë kolesterinën, ndalin veprimin e gurëzve të dhëmbëve, rrisin masën e muskujve, forcojnë imunitetin, zvogëlojnë stresin dhe, ajo që është më me rëndësi, rigjenerojnë mëlçinë.

Duhet të dihet që ushqimi intensiv me hirrë, në të gjitha format origjinale të saj dhe derivateve, çon deri te rigjenerimi i shpejtë i vendeve të sëmura në organizëm.

Njëra ndër mënyrat e përgatitjes së hirrës:

1 litër qumësht vlohet. Derisa është ende qumështi i nxehtë shtohet lëng limoni.

Në 1 litër qumësht hidhet lëng i një limoni. Lihet të ftohet. Kur të ftohet qitet në shishe. Mbahet në frigorifer.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More