Agjencia Zhurnal.mk.

Një gjë është e qartë: Makinat fluturuese do të jenë tepër të shtrenjta

Thuhet të ketë qenë viti 1917 atëherë kur u prezantua ideja e makinave fluturuese me përdorim personal.

 

Sidoqoftë, deri më sot, i gjithë koncepti i një avioni/makine njerëzish që mund të blejnë në të shumtën e rasteve mbetet kryesisht vetëm një ide.

Por kjo nuk i ka ndaluar shumë kompani të përpiqen të ndërtojnë atë që ata e konsiderojnë si një automobil fluturues.

Por ndërsa jemi duke parë koncepte interesante si PAL-V, ne nuk mund të harrojmë një aspekt shumë të rëndësishëm – kostoja e saj?

Epo, sipas Pentagon MotorGroup, përgjigjja e shkurtër është “shumë shtrenjtë”, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, thuhet se përveç kostos së sigurimit të saj, sa kushton marrja e një licence fluturimi, sa do të kushtonte ruajtja dhe parkimi i saj dhe sa karburant do të shpenzonte, çmimi total paraprak për një makinë fluturuese do të ishte më shumë se 740,000 dollarë.

Megjithatë duhet pasur parasysh se kjo analizë u krye në Mbretërinë e Bashkuar dhe çmimet për sigurimin, karburantin dhe magazinimin do të ishin të ndryshme në shtete të ndryshme.

Related posts

Të fshehura për vite dhe të mbuluara me pluhur – 174 vetura klasike do të dalin në ankand në Londër

D V

Karlmann King është SUV-i më i shtrenjtë në botë

D V

Klasiket që kaluan nga vetura në anije

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More