Agjencia Zhurnal.mk.

Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga kryeministri Petkov më 18 janar në Shkup

Shkup, 8 janar – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në mëngjes kumtoi se një delegacion i lartë i Republikës së Bullgarisë, i udhëhqur nga kryeministri Kirill Petkov, më 18 janar do ta vizitojë vendin.

 

Në shoqërim të kryeministrit bullgar, siç kumtoi MPJ, do të jenë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikollaj Sabev.

“Vizita u planifikua të realizohet menjëherë pa hyrjes në funksion të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dy shtetet dëshmojnë për rëndësinë që ia përkushtojnë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimet pritet të riafirmohen rezultatet e deritanishme dhe përparimi i arritur, si dhe të vendoset komunikimi shtesë intensiv në drejtim të tejkalimit të dallimeve për çështje të rëndësishme bilaterale mes dy vendeve”, njofton MPJ.

Në fokus të bisedave, sipas Ministrisë, do të jetë implementimi konsekuent i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017, si dhe vazhdimi i përpjekjeve për përparim në tentimet që të sigurohet përkrahje për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. 

Related posts

Paketa të Vitit të Ri për fëmijët në spitalin e Kumanovës

D V

Humbin jetën dy alpinistë në minierën “Buçim”, Radovishi shpalli ditë zie

D V

Zbulohet kandidati i opozitës shqiptare për Haraçinën

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More