Agjencia Zhurnal.mk.

Një copë toke dixhitale u shit në metaverse për 2.43 milionë dollarë – më shumë se sa shtëpitë në New York dhe San Francisco

Pasuritë e paluajtshme po lulëzojnë në metaverse.

 

Një parcelë toke dixhitale në Decentraland – një mjedis online, virtual – u shit për 2.43 milionë dollarë të vlerës së kriptomonedhës, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm për pasuritë e paluajtshme virtuale, që ishte më shumë se 913 mijë dollarë.

Shifra është gjithashtu pak më e lartë se çmimi mesatar i shtëpive në Manhattan dhe shumë më i lartë se çmimet në qytetet tjera, si dhe banesat në San Francisko.

Metaverse Group, një degë e Tokens.com e përfundoi blerjen e një cope toke dixhitale për 618 mijë mana, ose rreth 2.43 milion dollarë në atë kohë, sipas një zëdhënësi të Decentraland dhe një deklarate nga Tokens.com. Mana është kriptomonedha e Decentraland, të cilën përdoruesit e përdorin për të blerë dhe shitur asete në hapësirën virtuale.

Interesi për metaverse është rritur ‘në qiell’ që kur Facebook ndryshoi emrin e korporatës në Meta.

Entuziastët blejnë tokë në metaverse si një investim spekulativ dhe prona të tjera dixhitale janë shitur gjithashtu me çmime të larta.

Related posts

Shtetet amerikane do të njohin patentë shoferin në iPhone

D V

Shefi i zhvillimit global të baterive të Apple shkon në Volkswagen

D V

Zbulohet zyrtarisht seria e Huawei P50

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More