Agjencia Zhurnal.mk.

Një avion nga Zvicra nesër ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit

Një avion i kompanisë ajrore zvicerane “Helvetik Airlines” do të ulet ditën e nesërme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed, Flatrat e Veriut” duke shënuar kështu nisjen e fluturimeve tregtare nga ky aeroport.

 

Avioni do të niset nga Zyrihu dhe fluturimi i kthimit do të kryhet po të premten pas 1 ore e gjysmë që kërkon përgatitja.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht.

Sipas faqes zyrtare nisja nga Kukësi kushton nga 69 franga zvicerane ndërsa kthimi 99 franga.

Tv Klan

Related posts

Gazmend Bardhi kërkon ngritjen e një tjetër komisioni: Të hetojmë luksin e OSHEE-së

N E

Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi ngritur më të fortë

D V

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More