Agjencia Zhurnal.mk.

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

Sllavonski Brod, 25 korrik – Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar këtë mëngjes, pasi një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga autostrada afër Sllavonski Brodit, bëri të ditur policia kroate, ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmuan për MIA-n.

 

Policia, rreth orës 6:20 të mëngjesit, mori një raport se një aksident trafiku kishte ndodhur në autostradën afër Sllavonski Brodit, pranë pikave pagesore rrugore, njoftoi agjencia e lajmeve HINA.

Policia po heton në vendin e ngjarjes.

Fillimisht nga disa media në Kroaci kishte informacion se autobusi kishte targa maqedonase. “Jutarnji”, i cili së pari njoftoi se autobusi ishte maqedonas, pastaj e ndryshoi atë në “një autobus me targa të huaja kombëtare”. Më shumë detaje priten më vonë gjatë ditës.

Related posts

Plas te BDI-ja, kërkojnë llogari nga Artan Grubi

I Z

Selmani: Në rrethin e dytë na presin kombinime interesante dhe të paqarta

Z H

Nga gjithsej 330 mijë të vaksinuar, 92 prej tyre janë të infektuar me Covid-19

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More