Agjencia Zhurnal.mk.

Një 18-vjeçar nga Kosova humbi jetën në një aksident në Itali

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Torino, në Caselle Torinese.

Mediat italiane, kanë bërë të ditur se viktima ishte 18 -vjeçari me inicialet B.H, i cili u aksidentua me një veturë të tipit “Ford KA”, i cili ishte pronë e babait të tij.

Ai kishte goditur me veturë murin e një fabrike, duke bërë kështu që vetura të shpërthente në flakë,

I riu nuk posedonte patentë-shofer.

Së bashku me të në momentin e aksidentit ishin edhe tre djem të tjerë nga mosha 16 deri në 18-vjeçare. Ata arritën që të dalin nga vetura, derisa 18-vjeçar kosovar mbeti i djegur në veturë.

Related posts

Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës, duan ta varrosin në fshatin e tyre

Xh M

‘Më pagoi Naimi…”/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat

Xh M

Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet ta marrë denimin maksimal

Xh M