Agjencia Zhurnal.mk.

Nissan prezanton konceptin Hyper Force që me “pamje frikëson” sikurse GT-R

Në panairin Japan Mobility Shoë të mbajtur në Tokio, Nissan ka prezantuar super veturën elektrike me një dizajn “radikal” dhe performansa të larta që në pamje “frikëson” sikurse GT-R.

Fjala është për konceptin Hyper Force, që përmban të gjitha “veshjet” e një Godzilla të elektrifikuar, duke përfshirë fuqinë e madhe motorike dhe teknologjinë më të fundit, transmeton Telegrafi.

Motori i kësaj veture prodhon deri në 1.341 kuaj-fuqi. Koncepti posedon teknologjinë e-4ORCE për motorin që i mundëson kësaj “bishe” të bartë fuqinë në të katër rrotat.

Kjo veturë ka fellne të lehta karboni, që përmirësojnë performansën aerodinamike në ftohjen e frenave.

Ashtu sikurse GT-R aktual, koncepti ofron “përshpejtim më të saktë dhe të shpejtë”. Edhe karriget janë të punuar nga karboni dhe kanë rripa të sigurisë në katër pika.

Koncepti është gjithashtu i pajisur me teknologji të avancuar vetë-drejtuese dhe sensorë të shumtë dhe hiper LIDAR, duke përdorur kufjet mund të luani edhe lojëra, natyrisht, të lidhura me garat e veturave.

Related posts

Fiat njofton për pesë koncepte të reja drejt prodhimit

D V

Në Gjermani, një grua 91-vjeçare tentoi të futej me një biçikletë me tri rrota në autostradë

D V

Si funksionojnë pompat e derivateve?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy