Agjencia Zhurnal.mk.

Nisin punimet e konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike

Konferenca e 26-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që ishte shtyrë për një vit për shkak të pandemisë COVID-19, filloi të dielën në Glasgou të Skocisë. Materiali në vazhdim hedh një vështrim pikave kryesore të konferencës, që shihet si shpresa e fundit për mbajtjen nën kontroll të ngrohjes globale.

Ndër çështjet kryesore në programin e konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën janë përfundimi i rregulloreve për mekanizmat e tregut të Marrëveshjes së Parisit dhe premtimet e paplotësuara nga vendet e pasura për të ndihmuar financiarisht vendet në zhvillim në luftën ndaj sfidave që lidhen me klimën.

Konferenca vjen në një kohë kur bota po përballet me një seri katastrofash natyrore, si përmbytje dhe zjarre, të shkaktuara nga ndryshimet e klimës.

“Ndryshimet e shpejta klimatike po alarmojnë botën mbi domosdëshmërinë e marrjes së masave, për të adresuar humbjet dhe dëmet dhe që ngrohja globale të mbahet në 1.5 gradë Celsius. Ne e dimë se kjo konferencë është shpresa jonë e vetme për ta arritur këtë. E di se kemi një program të paprecedent për të negociuar, por besoj se do të arrihen rezultate”, thtë Alok Sharma, president i konferencës.

Samiti për klimën pason takimin e udhëheqësve të G20-ës në Romë, ku përfaqësuesit e vendeve u pajtuan që të punojnë për arritjen e neutralitetit të karbonit nga mesi i shekullit dhe u zotuan që deri në fund të vitit të ndërpresin financimin e termocentraleve me qymyr në vende tëp tjera, por ata nuk ranë dakord për eliminimin graduale të qymyrit në vendet e tyre.

I dërguari amerikan për klimën, John Kerry, u tha gazetarëve përpara samitit të së hënës, se synimet e konferencës përfshijnë rritjen domethënëse të ambicieve globale ndërsa për vendet synohet zotimi për atë që ai e quajti “dekada e veprimit” për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë celius mbi nivelet para-industriale./WOA

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy