Agjencia Zhurnal.mk.

Nis së shpejti, Arbana Osmani zbulon detaje nga “Big Brother VIP 2”

Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e programit më të shumëpritur nga shqiptarët, “Big Brother VIP Albania 2”. Lajmin se ky reality show nis brenda muajit dhjetor e konfirmoi vetë moderatorja e BBV, Arbana Osmani në një intervistë të dhënë disa ditë më parë.

 

Ditën e djeshme, moderatorja publikoi disa fotografi ekskluzive nga shtëpia e re e Big Brother, që duket se është në punime e sipër. Ndërkaq, ditën e sotme Arbana Osmani ka publikuar disa fotografi të tjera.

Arbana ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një fotografi ku duket se është ulur në të njëjtën tavolinë me producenten Sara Hoxha, partnerin e saj Eduart Grishaj si dhe pjesën tjetër të stafit të këtij reality-show.

Në një fotografi tjetër, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfa, që përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother. “Lajme të mira? Lajme të këqija?”- shkruan Arbana Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente nga ndjekës të programit, që duket se mezi presin të nisë Big Brother VIP Albania 2.

Related posts

Fifi dhe Adisi nisin pushimet në Turqi, çifti shijojnë ditët me diell

Lea Muslija

Fifi feston ditëlindjen e 28-të, merr urimin e veçantë nga Adisi: Ti je dielli im

D V

“Dashnia m’paska qorru”, kënga më e re nga Donjeta Morina

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More