Agjencia Zhurnal.mk.

Nis punimet samiti i OKB-së për klimën

Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

 

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mundësitë për të arritur këtë objektiv po zbehen me shpejtësi.

Alok Sharma, ministri britanik që po kryeson bisedimet në Glasgow, i tha Sky Neës përpara samitit se takimi përballet me detyrën e frikshme për të hartuar “disa nga rregullat të vështira” të cilat u shmangën në Marrëveshjen e Parisit.

Protesta të shumta pritet të mbahen gjatë mbajtjes së samitit në Glagou të Skocisë nga aktivistë të mjedisit të cilët janë të pakënaqur me politikat mjedisore të udhëheqësve botërorë.

Më shumë se 100 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel, kryeministrin indian, Narendra Modi dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Udhëheqës të tjerë botërorë, si presidenti rus Vladimir Putin, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro pritet t’i drejtohen samitit përmes video-lidhjes.

Disa punë të papërfunduara nga Samiti i Klimës në Paris, në vitin 2015, përfshijnë rregullat për tregtimin ndërkombëtar të karbonit, i cili shihet si një instrument kyç për kontrollimin e forcave të tregut në luftën kundër ngrohjes globale.

Related posts

Masa të rrepta në Mal të Zi për shkak të COVID-19: Nga sot nuk ka dasma, as festime të Vitit të Ri e tubime të tjera publike

D V

Një avion rrëzohet në Greqi, dy të vdekur

Redaksia

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More