Agjencia Zhurnal.mk.

Nis llogaritja dimërore e kohës

Shkup, 30 Tetor – Sonte në orën 03.00, akrepat e orës kthehen një orë prapa, me çka zyrtarisht nis llogaritja dimërore e kohës.

 

Qeveria disa javë ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që t`i shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të zbatimit të llogaritje verore të kohës, me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.

Por, pas analizave të bëra, Qeveria vendosi se këtë dimër, megjithatë nuk do të ketë ndryshime në sistemin e deritashëm për llogaritjen e kohës.

Çdo gjashtë muaj në vendin tonë, si dhe në vende tjera të Evropës, qytetarët kalojnë ritualin e zhvendosjes së akrepave të orës – një orë para gjatë llogaritjes verore dhe një orë prapa gjatë asaj dimërore.

Debatin për shfuqizimin e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, para katër viteve, e kishte hapur edhe Komisioni Evropian. Atëherë në një anketë online madje 83% e qytetarëve të BE-së ishin prononcuar “për” heqjen e llogaritjes së këtillë të kohës, pas cka KE-ja dorëzoi propozim zyrtar në Parlamentin Evropian I cili ishte miratuar në vitin 2019.

Sipas kësaj, shfuqizimi duhej të zbatohej nga viti i kaluar, ku secili vend anëtar duhej të zgjidhte se cilën llogaritje të kohës do ta mbajë. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi.

Related posts

Nis bllokada e VMRO-DPMNE

Xh M

NTP nesër nuk do të hyjnë në grevë

Xh M

Durmishi: “BDI- 12 vjet dështim, tani po ju pengon puna e Kasamit”, Ne nuk ndalemi

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More