Agjencia Zhurnal.mk.

Nikolovski nga Tirana: Vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Tiranë, 6 Maj – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh dhe çdo takim është një mundësi për përmirësimin e mëtejshëm të tij, një mundësi për të shkëmbyer përvoja në fushën e bujqësisë dhe për të lehtësuar tregtinë e produkteve agroushqimore. Marrëveshjet e nënshkruara dy dhe shumëpalëshe ndërmjet dy vendeve janë dëshmi e bashkëpunimit tonë, duke u mundësuar qytetarëve të të dy vendeve bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Kështu deklaruan në takimin e sotëm të punës në Tiranë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski dhe Frida Krifca, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë.

Ministri Nikolovski, i shoqëruar nga zëvendësministri Abdulshukur Abedini dhe këshilltari shtetëror Trajan Dimkovski, theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për bashkëpunim fitosanitar, të nënshkruar mes dy vendeve në tetor 2020.

Ministrja Krifca gjithashtu i vlerësoi të suksesshme rezultatet e marrëveshjes për bashkëpunim fitosanitar dhe veterinar, duke theksuar mirënjohjen ndaj ministrit Nikolovski për mbështetjen në harmonizimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e çështjeve veterinare dhe fitosanitare.

Ministri Nikolovski njoftoi se në korrik do të organizohet Konferenca për konsolidimin e tokës bujqësore të copëtuar në Manastir, e cila është shembull i suksesshëm i konsolidimit të tokës bujqësore.

“Marrëveshja për menaxhim të përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Ohër dhe Prespë na mundëson që bashkërisht të kujdesemi për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin afatgjatë të qëndrueshëm të të dy liqeneve, si dhe përdorimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e rezervave të peshqive”, tha Nikolovski, duke shtuar se pret së shpejti do të mbajmë seancën konstituive të Komitetit të Përbashkët.

Related posts

Trençevska: Përfshirja e fëmijëve në kopshte 48 për qind, deri në vitin 2028 do të arrijë 70 për qind  

D V

Takim i ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit Nazim Bushi me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj

D V

MASH shpall konkurs për regjistrim në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2024/2025

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy