Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Për momentin është e rëndësishme të bashkohet shumica demokratike në Kuvend

Shkup, 18 nëntor – Sekretari gjeneral i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Ljupço Nikollovski në intervistë për TV21 ka porositur se gjatë kësaj periudhe, më e rëndësishme është të bashkohet shumica demokratike në Kuvend, shumicë e cila do të garantojë rrugën euroatlantike, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

 

“Nuk është i rëndësishëm asnjë funksion, as karriera. Normale, nëse kryetari Zoran Zaev parashtron dorëheqje, atëherë tërë udhëheqësia është në dorëheqje dhe ky është problemi më i vogël. Asnjë pozitë nuk është e rëndësishme, më e rëndësishme për momentin është që LSDM dhe forcat progresive të përqendrohen në qëllimin parësor – shumica të bashkohet dhe të rrumbullakohet në Kuvend”, tha Nikollovski.

Sa i takon zhvillimeve në LSDM, Nikollovski porositi se LSDM nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit do të marrë shumë mësime.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Redaksia

Boçvarski: Përfundoi procedura për kontroll dhe vërejtje në ligjin e ri për ndërtime pa leje

Redaksia

Takim Mickoski-ambasadori i Kanadasë Norman: me rëndësi të madhe është kultivimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More