Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Nuk kemi instrumente që të hetojmë pasurinë e funksionarëve

Shkup, 21 korrik – Nuk kemi statistika se sa mjete janë kthyer në buxhetin shtetëror nga konfiskimi i pasurisë së funksionarëve, pasi ne nuk jemi institucion hetimor, kështu u përgjigj zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.

“Ne nuk jemi institucion që kemi instrumente që të udhëheqim hetime, këtë kërkojeni nga institucionet përgjegjëse. Ne jemi këtu për të detektuar dobësitë e sistemit”, tha Nikollovski derisa shtoi se mandati i tij ka të bëjë për të detektuar korrupsionit, të lidh institucionet në mes vete kur do t’u duhen dokumente për të hetuar raste të caktuara, transmeton TV21.

“Kemi krijuar sistem gjithëpërfshirës”.

Edhe pse nuk ka të dhëna se sa funksionarëve u është konfiskuar prona, sërish disa herë përsëriti:

“Dëshmuam se nuk ka të paprekur”.

Shtoi se si qeveri dëshmuan se “Se si kriminelëve, funksionarëve u konfiskohet prona, se si u merren paratë”.

Related posts

Lukaku tregon se si tifozët dhe futbollistët e Interit ishin kundër rikthimit të tij

Redaksia

Ngacmimi seksual duhet të inkriminohet, nuk mund të sigurohet mbrojtje gjithëpërfshirëse e viktimave

Xh M

Stevanoviq: Paciente 16 vjeçare me gjendje të rëndë shëndetësore po mjekohet në Klinikën Infektive në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More