Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: LSDM fiton në raundin e parë ose udhëheq në 27-28 komuna

Shkup, 17 tetor – Sipas informatave të para që sonte i ka dhënë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe shef i Shtabit qendror zgjedhor të koalicionit “Më e mira për komunën time”, Lupço Nikollovski, LSDM fiton në Shkup dhe Petre Shilegovi udhëheq që në rrethin e parë para Danella Arsovskës.

“Krahas Qytetit të Shkupit, LSDM fiton në raundin e parë zgjedhor ose udhëheq dhe hyn në raundin e dytë në më pak se 25 e më shumë komuna edhe atë në Strumicë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Krushevë, Resnjë, Dojran, Bogdanci, Vallandovë, Berovë, Krivogashtan, Koçan, Karposh, Qendër, Probishtip, epërsi e madhe në Shuto Orizare, në Pehçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Mavrovë-Rostushë, epërsi në Makedonska Kamenicë, Çashkë, Rosoman, Novo Sellë, Nagoriçan i Vjetër, Lozovë dhe në nivelin e Qytetit të Shkupit. Ndërsa para VMRO -DPMNE -së bindshëm udhëheqim në komunat e tjera maqedonase ku kanë ose nuk kanë kandidatë dhe udhëheqim para tyre – siç janë Kumanova, Dollneni, Dibra, Struga dhe shumë qytete të tjera maqedonase. LSDM deri tani fiton ose ka epërsi të sigurt në këto 27-28 komuna”, tha Nikollovski në konferencën e sontme për shtyp.

Sipas tij, atë që VMRO-DPMNE përpiqet ta konstruojë siç tha, eufori të rrejshme, është tregues i mosnjohjes politike të liderit të partisë Hristijan Mickoski.

“Zgjedhjet lokale kanë gjithmonë edhe raund të dytë. Prandaj, Micko freno. Qytetarët e dinë se LSDM ka kapacitetin më të madh të koalicionit në skenën politike vendase dhe në historinë e pluralizmit në Maqedoni. Opsioni progresiv dhe demokratik, ose LSDM dhe koalicioni më i madh dhe më i larmishëm, do t’i fitojnë këto zgjedhje, sepse askush nuk mund ta ndalë Maqedoninë e Veriut, anëtare e NATO -s dhe me regjistrim të kryer dhe doemos të ecë përpara. LSDM do të fitojë më shumë kryetarë komunash në krahasim me VMRO-DPMNE-në. Progresi do të dominojë në shumicën e komunave. LSDM udhëheq në Qytetin e Shkupit, VMRO-DPMNE u mposht në Qytetin e Shkupit”, tha Nikollovski.

Related posts

Gjykatësi Tufegxhiq braktisë pozitën, do të bëhet avokat

Redaksia

Regjistrimi 2021: Komuna me më së shumti banorë është Aerodromi, 205 vendbanime janë të zbrazura

Z.H

Fshati i braktisur nga mungesa e kushteve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More