Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Komunat ta ndjekin shembullin e Qeverisë për shfrytëzim racional të mjeteve buxhetore

Shkup, 9 nëntor – Kabineti i zëvendësit të kryetarit të Qeverisë përgjegjës për uftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski, ju bën thirrje të gjithë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që ta ndjekin shembullin e Qeverisë për miratimin e vendimeve për rregullimin e mënyrës së shfrytëzimit të veturave zyrtare dhe shpenzimeve për shërbime hotelierike për takime të punës.

Njësitë lokale, thuhet në kumtesën e kabinetit të Nikollovskit, atë mund ta bëjnë, përmes këshillave komunalë me miratimin e akteve të veçanta me të cilat do të kufizohen mjetet për përfaqësim të kryetarëve dhe shfrytëzim të veturave zyrtare.

“Me propozim të kabinetit të zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski, këtë vit u miratuan dy vendime të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e shfrytëzimit të veturave zyrtare dhe të shpenzimeve zyrtare për shërbime hotelierike për takime të punës. Këto vendime janë në drejtim të shfrytëzimit racional dhe transparent të mjeteve të buxhetit”, thuhet në kumtesë.

Vendimi, qëndron në kumtesë, për rregullimin e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare tashmë zbatohet dhe çdo shfrytëzim i veturave zyrtare për të punësuarit paraprakisht sipas procedurës së përcaktuar qartë miratohet.

“Qëllimi është i arsyetueshëm, shfrytëzim racional i veturave zyrtare, gjegjësisht të mos shfrytëzohen veturat për qëllime private”, informojnë nga kabineti i Nikollovskit.

Funksionarët, thuhet në kumtesë, gjithashtu, e zbatojnë dhe respektojnë vendimin për mënyrën e shfrytëzimit dhe lartësisë së mjeteve financiare për shërbimet hotelerike në objekte hotelierike në shtet gjatë mbajtjes së takimeve të punës dhe kanë vlera të sakta të përcaktuara të cilët të guxojnë t’i shfrytëzojnë për shërbime hotelierike dhe kanë vlera të sakta të caktuara të cilat guxojnë t’i shfrytëzojnë për shërbimet hotelierike për takime të punës, sipas kritereve të përcaktuara saktë.

Related posts

Ata që e kërkojnë BDI-në në opozitë e përgatisin për partner koalicioni, VMRO kopjon LSDM-në!

I.A

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M