Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Investojmë në zhvillim të balancuar rajonal për kushte më të mira për jetën e qytetarëve

Shkup, 23 korrik – Punojmë me përkushtim në përmirësim cilësor të infrastrukturës rrugore lokale në çdo komunë dhe për të investuar në zhvillim rajonal të balancuar përmes projekteve që nënkuptojnë kushte më të mira jetësore për qytetarët, standarde më të mira jetësore dhe zhvillim ekonomik, deklaroi sot në Kriva Pallankë zëvendëskryeministri i obliguar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe resurset njerëzore, Lupço Nikollovski.

 

“Sot, këtu në Kriva Pallankë, ne shënojmë fillimin e një projekti tjetër infrastrukturor, i cili është jetësor për banorët e këtij qyteti. Me komisionimin e rrugës hyrëse, qytetarët e Kriva Pallankës më në fund do të kenë qasje adekuate dhe moderne në varrezat e qytetit”, theksoi Nikollovski, i cili së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe kryetarin e Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, ishin në vendi ku fillon ndërtimi i rrugës hyrëse për në Varrezat e qytetit në Kriva Pallankë.

Related posts

Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

Redaksia

KE: Një vend-anëtar i BE-së nuk guxon të ndikojë në politikën e brendshme të shteteve të tjera

D V

18-vjeçarja shtatzënë nga Gjevgjelia vdes si pasojë e Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More