Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: E drejta e jote, obligimi yt: Thuaji JO korrupsionit!

Shkup, 9 dhjetor – Korrupsioni ndikon në zhvillimin shoqëror, politik dhe ekonomik të tërë popujve. Edhe vendet e zhvilluara edhe të pazhvilluara janë të ndjeshme ndaj korrupsionit, ndërkaq ai është më i madh, atje ku vlerat demokratike janë të dobëta.

 

Këtë e kumtoi zëvendëskryetari i Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk sot me rastin e shënimit të 9 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit.

“Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit është ditë kur qeveritë, ekonomia, organizatat qytetare dhe e tërë shoqëria duhet ta konfirmojnë përkushtimin e tyre të punojnë së bashku për t’i dhënë fund ndikimit shkatërrues të korrupsionit ndaj jetëve të njerëzve”, shkroi Nikollovski.

Zëvendëskryeministri Nikollovski potencoi se korrupsioni është kërcënim për funksionimin e sistemit, sundimin e së drejtës, për buxhetin, për zhvillimin ekonomik dhe më me rëndësi, për standardin jetësor të qytetarëve në çdo shtet.

“Le t’i japim fund korrupsionit! Të krijojmë të nesërme më të mirë për të gjithë ne. Ta heqim velin e fshehtësisë dhe t’i ndriçojmë veprimet kriminale! Vetëm kështu do të ketë drejtësi! Tani gjithçka është e qartë! Korrupsioni nuk shpaguhet! E drejta e jote, obligimi yt: Thuaji JO korrupsionit!”, porositi Nikollovski përmes profilit të tij në Fejsbuk.

Денес го одбележуваме 9 декември, Меѓународниот ден за борба против корупција.Корупцијата влијае на општествениот,…

Posted by Ljupcho Nikolovski on Thursday, December 9, 2021

Related posts

Bashkimi Evropian ripërsërit qëndrimin për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimorë

N E

Këshillin i Përgjithshëm i BDI-së me besim të plotë për mandat të dytë për VISAR GANIUN

Redaksia

Janë nxjerrë dëshmi materiale në lëndën “Shkallët spanjolle”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More