Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski: Do ta mbështesim rezolutën, askush nuk ka negociuar për gjuhën dhe identitetin

Shkup, 6 korrik – Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore Lupço Nikollovski sot në Berovë deklaroi se do ta mbështesin çdo rezolutë ose deklaratë me të cilën mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas.

“Bëhet e qartë se të gjithë ne mbrojmë gjuhën dhe identitetin dhe gjithçka që është maqedonase. Nuk është aspak çështje dhe nuk ka nevojë të vihet në pikëpyetje për ndonjë rezolutë. Ne do të mbështesim rezolutën.

Ne besojmë se të gjitha procedurat do të përfundojnë në Kuvend dhe kështu ne konfirmojmë se as gjuha, as veçoritë, as identiteti nuk u vendosën në tryezë ose u negociuan gjatë gjithë kësaj periudhe”, deklaroi Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Tha se vendi si asnjëherë më pare nuk ka pasur kaq imazh të lartë ndërkombëtar, kredibilitet dhe mbështetje dhe është shembull për atë si zgjidhen problemet.

Theksoi se shteti me identitet dhe gjuhë të mbrojtur është bërë anëtare e NATO-s.

“Kjo gjeneratë, pas tre dekadash bisedimesh dhe premtimesh për integrimin Euro-Atlantik, ka bërë hapin e duhur, me një identitet të ruajtur, një gjuhë të ruajtur, me gjithçka të ruajtur maqedonase. Ne jemi sot në NATO. Flamuri ynë po valvitet në Bruksel, Kryeministri ynë ishte ulur me të gjithë kryeministrat dhe presidentët në një tryezë ku ne gjithashtu kemi një zë. Anëtarësimi në NATO nënkupton ekonomi më të mirë, më shumë para, infrastrukturë më të mirë, paga më të larta, jetë më të mirë për qytetarët”, tha Nikollovski.

Related posts

Moti sot me diell, pasdite mundësi për shi

Z.H

LSDM kërkon nga Antikorrupsioni të zbardhë çështjen me Gjoko Vellkovskin si sekretar në Q.e Shkupit

Z.H

Alternativa zgjedh kryesinë Qendrore, nënkryetarët dhe sekretarët

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More