Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollovski dha dorëheqje nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

Shkup, 27 dhjetor – Zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore Lipço Nikollovski sot dha dorëheqje me shkrim  nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. Ai i shprehu falënderim të veçantë ish-kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe të gjithë anëtarëve të partisë.

“Sot LSDM-ja është partia më e madhe, më moderne, më e digjitalizuar, më dinamike evropiane. Pas 18 viteve, LSDM-ja dhe koalicioni fituan në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar. Kryetarit Kovaçevski dhe udhëheqësisë së re u dëshiroj shumë  pjekuri, unitet, angazhim dhe ruajtjen e vlerave. Me këtë lë mundësi për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm sipas konceptit të kryetarit Kovaçevski”, qëndron mes tjerash në dorëheqjen me shkrim të Nikollovskit dorëzuar LSDM-së.

Paraprakisht edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u tërhoq nga funksioni nënkryetar i partisë, duke paralajmëruar se nuk ka për qëllim të jetë pjesë e udhëheqësisë së re.

Këshilli Qendror i LSDM-së sonte në seancë duhet të marrë vendimet përfundimtare për atë si do  jetë kryesia e re e partisë.

Related posts

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

D V

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shi, në male borë

D V

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy