Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollov: Duhet të vërtetohet nëse janë 45 ose 46 viktima

Sofje, 24 nëntor – Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e populates në Bullgari, kryekomisioneri Nikolaj Nikollov në një intervistë për mediat e atjehme thekson se deri më tani numri i viktimave është 45. “Edhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46,  numri i saktë i viktimave do të dihet pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin”, ka deklaruar Nikollov, transmeton Zhurnal.

Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë. sipas tij disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë. Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dalin pasagjerët.

Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës. “Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha Nikollov.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy