Agjencia Zhurnal.mk.

Nikolloski paralajmëroi bllokimin e ndryshimeve kushtetuese: Pa ne nuk ka shumicë

Shkup, 8 Korrik – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, theksoi se kanë tre hapa për të mos lejuar që qeveria të pranojë propozimin francez.

 

“Hapi i parë janë protesta masive, protestat duhet të vazhdojnë dhe të jenë masive. I jam shumë mirënjohës të gjithëve që dalin, i ftoj të vazhdojnë të dalin. Të gjithë ata që duan të dalin por hezitojnë a të dalin duhet të vijnë dhe të na bashkohen”, tha Nikoloski për TV Alfa.

Ai shtoi se hapi i dytë janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme.

“Ta rrëzojmë këtë qeveri në javët e ardhshme që në vjeshtë të bëhen zgjedhje të shpejta të parakohshme që të mos pranohet e gjithë kjo marrëveshje”, tha ai.

Hapi i tretë, siç theksoi ai, është një bllokadë kushtetuese.

“VMRO-DPMNE qëndron qartë në qëndrimin se nuk pranon hapjen e Kushtetutës së Maqedonisë dhe përfshirjen e bullgarëve në të, kështu që propozimi francez dështon. Pa VMRO-DPMNE nuk ka shumicë prej dy të tretash, nuk mund të ndryshohet kushtetuta, dhe nëse ka zgjedhje të parakohshme, VMRO-DPMNE do të ketë shumicë absolute dhe nuk do të diskutojmë fare për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Nikolloski.

Related posts

Spasovski në selinë e EUROPOL-it: Do të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e krimit kompjuterik

Z.H

MM është e hapur për bashkëpunim me studentët, vazhdon bashkëpunimi me Universitetin e FON

D V

Ringjallen shpresat për negociatat me Bullgarinë, Zaev sërish përmend dhjetorin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More