Agjencia Zhurnal.mk.

Nikollë Sinishtaj: Malësorët e Amerikës dhe Malësia do të votojnë për Forumin shqiptar!

Me rastin e zgjedhjeve për përfaqësimin lokal në Tuz, të cilat mbahen më 5 Mars 2023, atdhetari i mirënjohur Nikollë Sinishtaj, ka ftuar malësorët të votojnë për Forumin Shqiptar.

Z. Sinishtaj, me një thirrje të sinqertë, ka shkruar: “Është e rëndësishme që Shqiptarët të votojnë për Forumin Shqiptar. Inkurajoni anëtarët e familjes tuaj që të verifikojnë statusin e tyre në regjistrimin e votuesve në Mal të Zi dhe të bëjnë gjithçka që duhet për të dalë dhe me votuar”.

Z. Sinishtaj, ka theksuar se “le të mbizotërojë demokracia. Shqiptarët e Amerikës janë me ju!”.

Postimi i z. Sinishtaj:

“MALËSIA PO JU THËRRET ME 5 MARS!

Eja e t‘këndojm më Lahutë t’Malcís,

Se atà Krenët e Forumit Shqiptar,

Në Tuz na janë bashkue,

E, si motit, per Atdhé

Me lidhë besë, me lidhun fé:

Besë e fé me lidhë Shqiptare,

Per me folë, me bisedue,

Shqiptarínë se si me pshtue (shpëtue)

Prej çakajve të Malit të Zi.

Të nderuar Shqiptarë të Malësisë në Atdhe dhe Diasporë. MALËSIA PO JU THËRRET!

Më 5 mars, qytetarët në Tuz do të votojnë për përfaqësimin lokal. Është e rëndësishme që Shqiptarët të votojnë për Forumin Shqiptar. Inkurajoni anëtarët e familjes tuaj që të verifikojnë statusin e tyre në regjistrimin e votuesve në Mal të Zi dhe të bëjnë gjithçka që duhet për të dalë dhe me votuar. Le të mbizotërojë demokracia. Shqiptarët e Amerikës janë me ju! 🫡🇦🇱🇺🇸

Shqiptarët e diasporës tregohuni ashtu si me mars 2019.  Rezervoni biletat, ejani se ju thërret Malësia, dhe Votoni për Forumin Shqiptar!  ✈️➡️🏔️

Suksesi ynë po kërcënohet për çdo ditë nga ata që duan përçarje.  Le t’u tregojmë atyre se MALËSIA DON BASHKIM!  ☪️🤝✝️

Malësia do të vazhdojë të lulëzojë me Forumin Shqiptar dhe kryetarin e saj Nik Gjeloshaj. 🗳️🇦🇱”

Related posts

Lavrov: Përmasa e tragjedisë në Gaza po nënvlerësohet qëllimisht

Xh M

Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Xh M

Blinken në Brazil për takimin e G20-ës, takohet me Presidentin brazilian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy