Agjencia Zhurnal.mk.

“NIELSEN-PIKASA” tregon çelësin e suksesit të PDK-së në zgjedhjet lokale në Kosovë

Prishtinë, 21 tetor – NIELSEN-PIKASA ka zbuluar çelësin e suksesit të PDK-së në rrethin e parë zgjedhor në Kosovë. Sipas statistikave të kësaj agjencie, rezulton se PDK ka fituar zgjedhjet falë reklamimit më të madh në krahasim me partitë tjera.

 

Siç tregon grafikoni më poshtë, PDK në televizione është reklamuar me 56 për qind nga “kulaçi” i përgjithshëm i reklamimit të partive politike, duke u bë parti e cila e vetme është reklamuar më shumë se gjitha partitë tjera bashkë.

E dyta sipas reklamave në televizione është radhitur LDK me 26%, e treta LPRK me 4.7%, kurse VV vetëm 2.8%

Përveç reklamimit klasik të fushatës, pjesëmarrësit në këto zgjedhje gjithashtu përdorën programe të paguara politike për promovimin e tyre. U transmetuan gjithsej 21:57:19 ore (pothuajse një ditë) reklama dhe 38:45:00 orë (një ditë e gjysëm) program i paguar politik.

Intenziteti i reklamimit si dhe miksi i TV stacioneve të përdorura nga partitë politike ka llojllojshmëri të gjërë.

Dukshëm numër më i lartë reklamash u porositën nga PDK me kohëzgjatje totale më të gjatë se të gjitha partitë bashkë.

Programet e paguara politike kanë pasë kohëzgjatje mesatare prej 21 minutash, ku përveç PDK aktivitet të lartë ka pasë dhe LDK.

Shërbimi Nielsen TV AdIntel për Kosovë u themelua në fillim të këtij viti dhe mbuloi aktivitetet promovuese të partive politike, institucioneve të shtetit dhe organizatave tjera në TV stacionet më të rëndësishme të vendit, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 17 Tetor 2021.

Nga NIELSEN-PIKASA, njoftojnë se të dhënat e prezantuara janë vetëm pjesë e vogël e bazës së madhe të të dhënave. Për më tepër informacion.

Mund t’i kontaktoni në zyrën e tyre në Prishtinë – Pikasa, rr. Anton Cetta No.23 , Prishtina, Kosovë përfaqësuar nga Norik Selimi – norik@pikasa.ai ose Maja Martinoski maja.martinoski@nielsen.com ose vizitoni faqen tonë ëëë.nielsen.com

Related posts

Në Universitetin e Tetovës u shënua Dita Botërore e Ushqimit

D V

Dita Botërore e Luftës Kundër Tërbimit

D V

Debat rajonal “Gjyqësori digjital – epokë e re e reformave në sistemin gjyqësor maqedonas”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More