Agjencia Zhurnal.mk.

Ngritet kallëzim penal kundër dy punonjësve të policisë për “marrje ryshfeti” dhe “punë të pakujdesshme në shërbim”

Shkup, 15 maj  – Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë Departamentit të specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së burgjeve në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion – Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër policëve A.V. dhe N.S., punonjës në stacionin policor për vëzhgim kufitar Qafthanë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se i pandehuri i parë ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1, ndërsa i pandehuri i dytë ka kryer veprën penale “punë të pakujdesshme në shërbim” nga neni 353- V pargrafi 1 dhe të dy nga Kodit Penal, kumtoi MPB.

I denoncuari i parë me datë 13.05.2023 në vendkalimin kufitar Qafthanë nga një shofer i cili drejtonte një autobus me targa kombëtare malazeze, për të cilin nuk kishte karton jeshil të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet në shumën prej 70 (shtatëdhjetë) euro, ndërsa i denoncuari i dytë, e ka lëshuar automjetin pa karton të vlefshëm jeshil dhe i ka mundësuar hyrjen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes penalo-juridike, në koordinim me prokurorin publik kompetent, zyrtarët policorë janë privuar nga liria dhe janë dërguar para gjyqtarit për procedurë paraprake, me të cilën janë urdhëruar që të të mbahet në paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale si propozues i autorizuar do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ndërsa zyrtarët policorë do të suspendohen nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky