Agjencia Zhurnal.mk.

Ngjela: Satelitët eliminojnë korrupsionin me lejet e ndërtimit

I ftuar në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Rama ka të drejtë me satelitët për monitorimin e ndërtimeve pa leje, pas kështu eliminohet korrupsioni.

 

Sipas tij, një ide të tillë ai e ka propozuar para 12 vitesh dhe se vendimit e qeverisë janë hedhur poshtë nga të korruptuar që i kanë çuar në gjykata.

Ngjela: Nëse ka para le ta bëjë, është buxheti i shtetit, nuk e kam unë në dorë. Ndërtimi pa leje këtu është bërë një gangrenë dhe nuk kontrollohet dot nga këta se janë të korruptuar. Ata heqin korrupsionin, është ekspertizë e nivelit të lartë. Me 6 milionë dollarë eliminon korrupsionin me lejet e ndërtimit, mori fund ajo. Këtë e kam kërkuar 12 vite më parë dhe nuk do të ishin bërë këto pallate. Më mirë vonë se kurrë.

Nuk e ka lënë korrupsioni që t’i ndalojë. Me ketë që po bën do të eliminohet korrupsioni. Kjo nuk ka filluar tani, por ka 25 vite. Nuk ndalohet korrupsioni me lejet e ndërtimit sepse janë bashkitë me përjashtim të kësaj që po bën ky me sistemin e IT-ve. Mori fund, është fitore kjo. Kjo do ta ndalojë korrupsioni, nëse qeveria nuk merr masa pastaj, atëherë qeveria është e korruptuar. Të korruptuarit hedhin në gjyq vendimin e qeverisë dhe e rrëzojnë. Ajo e ka sjellë këtë gjë. Do t’i fshijë politika amerikane ata. Problemi është që ta kapin ndërtimin pa leje.

Related posts

Miratohet projekti për ndërtimin e centralit të prodhimit të energjisë nga era në Fier

D V

Prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran, emisioni i fundit i analistit Myftaraj para se të hidhej nga pallati

Xh M

Vjen reagimi i parë nga Ilir Meta pas mbylljes së mandatit si President

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More