Agjencia Zhurnal.mk.

Ngjarje tragjike në Shkup, i moshuari vdes pasi u rrëzua nga një objekt në ndërtim e sipër

Një i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në një objekt në ndërtim e sipër në Shkup. Nga MPB thonë se sipas raportit, i ndjeri kishte shkuar ta vizitojë pronarin e objektit, nga ku edhe ishte rrëzuar nga shkallët.

“Më 12.01.2023 në ora 13:18 në Stacionin Policor të Aerodromit është raportuar se në një objekt në ndërtim në rrugën “Ilija Dimovski Goce” në Shkup ka ndërruar jetë D.N.(64) nga Shkupi. Sipas raportit, D.N. ka qenë për vizitë tek pronari i pallatit me të cilin kishte lidhje farefisnore dhe duke zbritur shkallët ka rënë dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

Related posts

Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë, janë gjetur 11 persona nga Siria

Xh M

Ndalohen gjashtë shtetas të Shqipërisë në Tetovë

Xh M

Gjendet një granat në Manastir, daton nga Lufta e Parë Botërore

Xh M