Agjencia Zhurnal.mk.

Ngjarje përfundimtare për projektin “Drejt politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore në bujqësi dhe zhvillimin rural”

Shkup, 14 qershor – Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit (FSHBU), i mbështetur nga UN Women, sot organizon ngjarje përfundimtare për projektin “Drejt politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore në bujqësi dhe zhvillimin rural”.

Në këtë ngjarje do të prezantohen gjetjet e hulumtimit dhe rekomandimet nga projekti, qëllimi i të cilit është të mbështesë zhvillimin dhe planifikimin e politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural në vend, si dhe të kontribuojë në fuqizimin afatgjatë të grave në bujqësi nëpërmjet hartimit të politikave të përgjegjshme ndaj gjinisë.

“Ngjarja synon të inkurajojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet palëve të interesuara dhe politikëbërësve, të hapë mundësi të reja për bashkëpunim të zgjeruar dhe të inkurajojë ndërhyrjet e ardhshme për fuqizimin e grave në sektorin e bujqësisë. Do të prezantihet gjetjet e hulumtimit dhe rekomandimet e dala nga rezultatet e bazuara në provat e marra nga aplikimi i metodologjisë së duhur për llogaritjen e Indeksit të Fuqizimit të Grave në bujqësi, rreziku dhe preferencat kohore të grave në bujqësi (eksperiment ekonomik), analiza gjinore e programet dhe masat në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe efekti i masës 115 në fuqizimin e grave në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Fjalime hyrëse do të mbajnë dekani i FSHBU-së, Vjekoslav Tanaskoviq, ambasadorja e Zvicrës Veronik Ulman Marti, ambasadorja e Suedisë Ami Larson Jain dhe shefja e Zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut Vesna Ivanoviq-Kastared, si dhe janë paralajmëruar fjalime nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonimisë së Ujërave Ljupço Nikolovski, si dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husejin.

Related posts

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Xh M

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy