Agjencia Zhurnal.mk.

Ngjarje përfundimtare nga projekti “Mbështetje për zhvillim të kooperativave bujqësore”

Shkup, 22 tetor – “Rëndësia e kooperativave bujqësore dhe aktiviteteve të ardhshme për zhvillimin e lëvizjes bashkëpunuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është tema e ngjarjes së sotme përfundimtare nga projekti “Mbështetje për zhvillimin e kooperativave bujqësore”.

 

Qëllimi i projektit është që të rritet konkurrenca e tregut dhe bashkëpunimi midis fermerëve në vend, përmes krijimit të kushteve të volitshme për zhvillimin e kooperat]ivave të[ reja bujqësore aktuale dhe për krijimin e tyre. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.98 milionë euro. Financiarisht e mbështetur nga BE-ja dhe i zbatuar nga CARE International dhe Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë së Veriut për ndërmarrje (FZHMVN).

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, institucione, organizata civile, fermerë dhe grupe të fermerëve.

Janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha, menaxherit të programit Delegacioni i BE -së Konstantinos Supilas, drejtoresha rajonale e CARE Sumka Buçan, drejtori ekzekutiv i FSHMVN-së Lazar Nedanoski dhe kryetarja e Asociacionit të Maqedonisë së Veriut të kooperativave bujqësore, Suzana Dimitrievska

Related posts

Arrestohet kërçovari, dyshohet për vrasjen e babait të tij

I Z

Regjistrimi në Maqedoni, ESHS vazhdon përgatitjet

D V

Zyrtarizohet kandidatura e Fadil Zendelit në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More