Një vajzë 8 vjeçare e cila së bashku me familjen e saj ishte larguar nga Ukraina si pasojë e luftës me Rusinë, është goditur 75 herë me thikë në Irlandë.
Vajza u gjet në mëngjesin e së martës e plagosur dhe pa ndjenja. Ndërkohë fatmirësisht mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën pasi plagët e marra nuk ishin në organet kryesore jetësore.
Pavarësisht kësaj, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë dhe mjekët janë gjatë gjithë kohës vigjilentë mbi të papriturat që mund të ndodhin, shkruajnë mediat e huaja.