Agjencia Zhurnal.mk.

Ngjarje e rëndë në Devoll, piu raki në vend të ujit, ndërron jetë 2-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll ditën e sotme. Një fëmijë 2-vjeçar, nga fshati Sul, ka ndërruar jetë pasi ka pirë gabimisht raki.

Në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, i mituri ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki. Sipas mjekëve, rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, duke i sjellë vdekjen.

Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e ka çuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë. /A2 CNN/

Related posts

Kallëzim penal kundër një 61-vjeçarit në Ohër, ka vendosur në hipotekë pronën e një personi tjetër

D V

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Gostivar, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës

D V

Zbardhet vjedhja në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy