Agjencia Zhurnal.mk.

Ngecin bisedimet me Juventusit dhe Dybalas për kontratën e re

Juventusi dhe Paulo Dybala ende nuk po mund të arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontartës.

 

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, të dyja palët nuk janë as në mes të rrugës për të nënshkruar vazhdimin e saj.

Kontratat aktuale e argjentinasit skadon në fund të këtij sezoni dhe ka kohë që janë në bisedime për të rinovuar kontratën.

Por, Dybala po kërkon një pagë më të lartë dhe të jetë një lojtar lider në ekip, gjersa Biankonerët ende nuk po pajtohen me kushtet e tij.

Vlera e tij sipas Transfermarkt është 50 milionë euro, mirëpo në verën e vitit të ardhshëm, njëra nga skuadrat mund ta marrë si të lirë.

Liverpool, Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United dhe Barcelona, thuhet se janë të interesuara në transferimin e Dybalas, por Juventusi nuk dëshiron ta lëshojë.

Related posts

Arlind Berisha fiton medaljen e artë në MMA në Kupën e Botës U23

D V

Kosova mposhtet nga Luksemburgu me rezultat të thellë

D V

Barcelona konfirmon se sa do të mungojë Aguero

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More