Agjencia Zhurnal.mk.

Ngec bashkëpunimi i shoqërisë civile me institucionet në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 tetor – Bashkëpunimi mes sektorit civil dhe autoriteteve qeveritare në Maqedoninë e Veriut ndodhet në këmbë të qelqta, me gjithë formimit të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, theksojnë organizatat joqeveritare.

Puna e Këshillit për Bashkëpunim Ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile është ka ngecur në masë të theksuar pas vendimit të Qeverisë që mjetet për vitin 2022 të dedikuara për organizatat joqeveritare, të kalojnë përmes Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe jo Sekretariatit të Qeverisë siç ishte rasti gjatë formimit të këtij trupi.

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut, që u themelua në vitin 2018, megjithëse në fillim ishte aktiv, së fundmi aktivitetet e këtij organi janë bllokuar tërësisht, përkatësisht tashmë një vit nuk ka mbajtur asnjë mbledhje që nga 6 tetori i vitit 2022.

Mungesa e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe sektorit civil u bë e dukshme gjatë takimit të trupit të dikastereve të ndryshme për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit më 9 tetor të këtij viti, ku nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i organizatave joqeveritare (OJQ).

Ky organ, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska, është themeluar me vendim të Qeverisë në korrik të këtij viti, duke pasur si qëllim parësor forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

German Filkov nga Qendra për Komunikim Civil, thotë për Radion Evropa e Lirë se funksionimi i një trupi të këtillë, siç është trupi që përfshin dikasteret e ndryshme për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit, është i destinuar të dështojë në synimin e vet pasi në të nuk është zëri i shoqërisë civile, përkatësisht qytetarëve.

“Nuk mund të flasim për aktivitete të suksesshme, për institucione që qeverisen në mënyrën e duhur, fushatë frytdhënëse për luftën kundër korrupsionit pa përfshirjen e sektorit civil, pra qytetarëve që paraqesin letër lakmuesi për suksesin e autoriteteve përballë sfidës së luftës kundër korrupsionit”, thekson Filkov.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri nga organizata joqeveritare SCOP thotë se përplasjet ndërmjet pushtetit dhe sektorit civil në Maqedoninë e Veriut, janë konceptuale.

“Pushteti gjithmonë thirret në legjitimitetin që ka për të kryer disa obligime ligjore, ndërkohë që sektorin civil e sheh si të imponuar dhe pa legjitimitet. Nuk e kupton mirë rolin e sektorit civil në demokraci që është shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë frymën e demokracisë kualitative”, thotë Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Snezhana Kamilovska-Trpovska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, thotë se ndryshimet në mënyrën e financimit të OJQ-ve ishin ato që çuan në prishjen e bashkëpunimit ndërmjet sektorit civil dhe autoriteteve të shtetit.

Ajo thotë se organizatat e shoqërisë civile është e dukshme se së fundmi vazhdimisht lihen në prapavijë ose konsultohen me vonesë, madje ka raste kur fare nuk konsultohen.

“Në shumë raste, në fazën e fundit kemi qenë të përfshirë në procese të caktuara, siç është shembulli i fundit me projektligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile. Gjegjësisht, pas reagimit në media, shoqëria civile ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja Grkovska që të përfshihet dhe kemi marrë një shpjegim se kjo do të ndodhë kur të vijë koha do të përfshihemi… Më pas morëm një njoftim zyrtar për t’u përfshirë në këtë grup pune në mesin e muajit gusht kur na u kërkua të akordojmë qëndrimet tona me zgjidhjen e propozuar brenda një muaji. Më besoni, kushdo që të jetë, brenda një muaji mund të ofrojë ndryshime kozmetike rreth një ligji të tillë”, thekson Kamilovska-Trpovska.

Që organizatat e shoqërisë civile dhe Qeveria ka arritur në pikën e vlimit, flet dhe tërheqja e grupit të organizatave të shoqërisë civile BLUEPRINT, për reformat në drejtësi, nga kontributi në procesin e hartimit të Kodit të ri Penal.

“Nuk duam të jemi pjesë e grupit që do të formulojë Kodin e ri Penal dhe ligjit që i referohet konfiskimit të pasurisë në procedurë civile. Uroj që tërheqja jonë të përçohet si mesazh se shoqëria civile nuk guxon të keqpërdoret në grupet e punës. Pjesëmarrja jonë duhet të jetë e dinjitetshme dhe të kontribuojmë siç duhet. Kemi njohuri, kemi bërë analizat dhe ekspertizat e duhura”, thekson Aleksandra Cvetanovska, duke arsyetuar tërheqjen e grupit të organizatave të shoqërisë civile Blueprint nga hartimi i Kodit të ri Penal.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Qeveria edhe nga Ministria e Sistemit Politik për sa i përket raportit dhe marrëdhënieve me sektorin civil, pse Qeveria nuk i përfshin plotësisht OJQ-të në punën e saj dhe i anashkalon ato në debate të rëndësishme. Deri në publikimin e këtij teksti REL-i nuk ka marrë përgjigje.

Sektori civil ka rol të rëndësishëm dhe në zgjedhjen e përbërjes së Komisionit Kundër Korrupsionit, ndërkohë që po skadon afati për zgjedhjen e përbërjes së re të trupi.

Me ligj parashihet që organizatat të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të Komisionit Kundër Korrupsionit.

Pavarësisht faktit se Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Sektorit Civil nuk funksionon, pikërisht nga ky trup duhet të delegohen përfaqësuesit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Kundër Korrupsionit./REL

Related posts

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

D V

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky