Agjencia Zhurnal.mk.

Nga sot në aeroportin e Shkupit tre orë më herët për regjistrim të bagazhit

Shkup, 9 tetor – Nga sot deri në fund të nëntorit pasagjerët që do të shfrytëzojnë shërbimet ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit duhet të mbërrijnë tre orë para fluturimit.

Nga “TAV Maqedoni” të premten informuan se kompania ajrore do të kryejë përmirësim të sistemit për bagazh.

“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, do të bëhet përmirësimi i sistemit për trajtimin e bagazhit. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve që do të udhëtoni në periudhën e theksuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, të mbërrini në aeroporti, gjegjësisht në sportelet për regjistrim të pasagjerëve dhe bagazhit, tre orë para kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit tuaj”, qëndron në kumtesë. 

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy