Agjencia Zhurnal.mk.

Nga sot hyn në fuqi ligji i ri për të dhënat personale

Shkup, 24 gusht – Nga sot hynë në fuqi ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i sjellur në shkurt të këtij viti, transmeton Zhurnal.

 

Me zbatimin e këtij ligji bëhet harmonizim me rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 27 prilli 2016 për mbrojtjen e personave fizik lidhur me përpunimin e të dhënave personale.

Kompanitë dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave nga vendet e BE-së në Maqedoni edhe deri tani punonin në përputhje me rregulloren evropiane, respektivisht me ligjin tonë, i cili është në tërësi në harmonizim me këtë dokument.

Ligji i ri sjellë shumë ndryshime, mes tyre është se çdo kompani, pa dallim nëse është e vogël apo e madhe, apo institucion ose organizatë, duhet patjetër të ketë oficer për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa mbrojtja e të dhënave do të jetë në nivel më të lartë që nga tani me çka, kontrolluesi i të dhënave do të mund të ndërmarë aktivitete për përmirësim, përmirësimin dhe përshtatjen e sistemit të tij të mbrojtur të të dhënave personale//Zhurnal.mk

Related posts

ASH – AAA për gjendjen e arsimit shqip: “Shoqëri për të gjithë”, vetëm demagogji

D V

Mickoski shpall fitore në disa komuna

D V

Carovska: Ndërtojmë sistem me të cilin sigurojmë zhvillim të arsimit të lartë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More