Agjencia Zhurnal.mk.

Nga sot fillon pagesa për mbrojtje sociale

Shkup, 2 dhjetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot filloi pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, të fëmijëve dhe civile për muajin nëntor të vitit 2021.

 

Shfrytëzuesit e të drejtave në para të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund t’i marrin të gatshme në bankomate, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagaesa pa para në rrjetin shitës ose në mënyrë elektronike dhe mobile prej 2 dhjetor të vitit 2021.

“Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve për ndihmë në para në kushte të rrezikut nga virusi Kovid-19, për shfrytëzuesit të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, pagesa do të zbatohet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë sot për shfrytëzuesit mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, LL, L dhe nesër për ata mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, C, Ç, XH, SH”, informojnë sot nga MPPS-ja.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton në obligimin për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës fizike prej dy metrave.

Related posts

India do të ndalojë gati të gjitha kriptovalutat, përfshirë Bitcoinin

D V

MF: Republika e Maqedonisë së Veriut pjesë e marrëveshjes historike për reformën tatimore të korporatave, priten më shumë të hyra

D V

Komunat të merren me problemet reale, jo të shërbejnë populizëm në baza ditore, rekomandon biznesi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More