Agjencia Zhurnal.mk.

Nga shtatori mësimi në shkolla, në plan janë edhe dy skenarë rezervë

Shkup, 3 korrik – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Planin për mbajtjen e mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2021/2022 dhe protokollet për veprim në shkollat (fillore dhe të mesme) në realizimin e procesit edukativo-arsimor pas hapjes së tyre për të gjithë nxënësit, që planifikohet nga shtatori.

 

Por, për shkak të pamundësisë që të parashikohet ndryshimi i gjendjes epidemiologjike në shtet, Plani përmban edhe udhëzime për edhe dy modele (skenarë) – për mësimin në distancë dhe modelin e kombinuar, që do të vlejë për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën dhe parashikon ndarjen e tyre në grupe – për mësim me prani fizike dhe për mësim onlajn.

Hapja e shkollave për të gjithë nxënësit është skenari i parë për vitin e ardhshëm shkollor. MASH-i në Planin bën të ditur se vendimi për rihapjen e shkollave në vitin shkollor 2021/2022 e merr parasysh faktin se shkolla është me rëndësi thelbësore për arsimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe nxënësve. Plani sqaro se çfarë duhet të ndërmarrin shkollat në mënyrë që t’i sigurojnë masat e nevojshme për mbrotje dhe me këtë të ulin rrezikun nga përhapja e Kovid-19.

Nëse gjendja epidemiologjike në shtet është e qëndrueshme, mësimit do të mbahet me prani fizike dhe respektim të protokolleve shëndetësore për organizimin e modelit të këtillë të mësimit. Ora mësimore do të zgjasë 40 minuta. Secila shkollë për mbërritjen, për largimin e paraleleve në dhe nga shkolla, për ndërrimet, shfrytëzimin e pushimit të madh do të përpilojë orar. Plani kërkon shfrytëzim maksimal të hapësirave dhe kapaciteteve kadrovike dhe zbatim të detyrueshëm të të gjitha masave të përcaktuara mbrojtëse.

Protokollet që janë të kapshme së bashku me Planin, përcaktojnë udhëzime të sakta se si do të organizohet mësimi me prani fizike – hyrja në shkollë do të lejohet vetëm me maskë mbrojtëse dhe dezinfektim të duarve për të gjithë të punësuarit dhe nxënësit, do të ketë shërbim për mbajtjen e rendit për kontrollin e hyrjes dhe daljes dhe për respektimin e distancës dhe masave të tjera, para hyrjes në objektin shkollor do t’u matet temperatura nxënësve dhe të punësuarve, ndërsa ndalohen kontakt fizike gjegjësisht përshëndetje. Hapësirat detyrimisht do të ajrosen pas çdo ore mësimore, së paku gjysmë ore para mbërritjes dhe pas largimit të nxënësve, ndërsa gjatë mësimit në klasë, nëse këtë e lejojnë kushtet e motit, do të lihet dritare e hapur. Në klasë (nëse ka) do të evitohet përdorimi i aparateve për aklimatizim dhe ventilim.

Edhe gjatë pushimeve (pushimi i vogël prej 5 minutave mes orëve dhe pushimi i madh prej 15-20 minutave) do të respektohen masat e mbrojtjes dhe nevojitet të ulet sa është i mundshëm kontakti fizik mes nxënësve. Gjatë pushimit të madh kur nxënësit janë në oborrin shkollor, detyrimisht do të zbatohet pastrim i klasave me ujë dhe sapun/detergjent dhe me mjet dezinfektues antivirusal dhe detyrimisht do të ajrosen hapësirat. Nxënësit nga klasat më të ulëta të arsimit fillor do të duhet të përkujtohen më shpesh për masat e mbrojtjes, duke marrë parasysh faktin se njihen dhe hyjnë në respektimin e rregullave të rregullta shkollore.

Sipas Planit, përjashtim nga mësimi me prani fizike do të jenë nxënësit e grupit të rrezikuar, me vërtetim nga mjeku amë/pediatër. Ata do të ndjekin mësim në distancë që do të realizohet në të njëjtën kohë derisa mësimdhënësi e mban orën me nxënësit që ndjekin mësimin me prani fizike.

“Nëse gjendja epidemiologjike në shtet apo në rajone ose komuna të caktuara ndryshon dhe vërehet përhapje e sërishme e virusit të Kovid-19, Qeveria me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, mund të marrë vendim që mësimi, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën të zbatohet me nxënie në distancë”, bëhet e ditur në Planin që e publikoi MASH-i.

Në këtë rast, ora mësimore zgjatë 30 minuta me pesë minuta lidhje. Mësimdhënësit do ta realizojnë nga klasa në shkollë me përdorimin e platformës kombëtare. Në rast të jashtëzakonshëm kur në shkollë nuk ka lidhje të mirë të internetit dhe nuk mund të sigurohet, mësimdhënësi orët mund t’i mbajë edhe nga shtëpia. Dita e punës e nxënësit që do të ndjekë mësimin në distancë zgjatë prej tre deri pesë orë (60 – minutëshe) në ditë, në varësi nga mosha dhe do të ketë pushim prej dhjetë minutave pas çdo ore ose aktiviteti.

Modeli ose skenari i tretë i parashikuar në Planin e MASH-it është kombinimi i mësimit me prani fizike dhe nxënie në distancë. Kjo nuk do të vlejë për më të vegjlit deri në klasën e katërt, të cilët do të ndjekin mësimin në shkollë, por për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën. Klasat do të jenë të ndahen në dy grupe të nxënësve (prani fizike dhe onlajn) që duhet të jenë të përhershme (të pandryshueshme). Kjo mënyrë e mësimit do të vendoset nëse gjendja epidemiologjike në shtet apo në rajone ose komuna të caktuara ndryshon dhe vërehet përhapje e sërishme e virusit, ndërsa vendimin do ta marrë Qeveria me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Shkollat e mesme, nga ana tjetër, në përputhje me mundësitë hapësinore do të organizojnë mësimi me prani fizike në një ose dy ndërrime, me ndërrim të parë prej orës 7.30 dhe ndërrim të dytë prej orës 13.30. Kohëzgjatja e orës mësimore është 45 minuta. Pas çdo ore mësimore do të ketë pushim të vogël në kohëzgjatje prej pesë minutave dhe pushim në kohëzgjatje deri 20 minuta.

Plani i MASH-it përmban udhëzime të veçanta për mësimin në shkollat e mesme profesionale, respektivisht për paralelet duale dhe për praktikën feriale, si dhe për mësimin në gjimnazin e sportit dhe shkollat e arteve nëse zbatohet modeli i dytë, respektivisht mësimi në distancë, ndërsa edhe për shkollat e mesme, gjithashtu është parashikuar model i kombinuar, respektivisht ndarje e klasave në dy grupe për ndjekjen e mësimit me prani fizike dhe në distancë.

Plani me tre skenarët që dje e publikoi MASH-i në ueb faqen e tij, e që para disa ditëve e paralajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, përmban edhe sqarim për procedurën për aprovimin e mësimit me prani fizike për shkollat fillore dhe të mesme në kushte kur përkeqësohet gjendja epidemiologjike dhe mësimi transferohet në nxënie në distancë.

Në Planin bëhet e ditur se nevojitet gatishmëri e të gjitha palëve të prekura për ndryshim të mënyrës së mësimit dhe kalim në modelin që në situatë të caktuar do të jetë më i zbatueshëm.

Related posts

Gjatë vitit 2021, 16 pacientë fituan veshkë të reja ndërsa pesë pacientë u bënë me zemër tjetër

Z.H

KSHZ shpalli rezultatet përfundimtare në Mavrovë, Qendër Zhupë dhe Tetovë

Z.H

Mickoski në takim me drejtorin rajonal për Evropë të IRI-t, Pol Mekarti

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More