Agjencia Zhurnal.mk.

Nga shkurti do të zbatohet një procedurë lotarie për termine të vizave për Gjermani

Shkup, 9 dhjetor – Ambasadorja gjermane në vend Anke Holshtajn publikoi se nga shkurti Ambasada do ta përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor.

 

“Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit akoma shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022. do të aplikohet çdo muaj një procedurë llotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë). Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori të drejtuar nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata, të cilëve do t’u jepet një takim për mars 2022”, ka shkruar Hollshtajn në Fesjbuk.

Më shumë informacione mund të gjeni në ueb-faqen https://skopje.diplo.de/mk-mk/-/2493044.

Related posts

Komisioni për çështje evropiane nuk pranoi asnjë amandament për Propozim-ligjin për shtetësi

D V

Тakim i Osmanit me kryetarin e NDI-së, Derek Miçel

Z H

Konferenca “Ekonomist”: Të mos lejohet vakumi i zgjerimit të plotësohet nga forcat e treta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More