Agjencia Zhurnal.mk.

Nga shembja e galerisë në Lajthizë të Tropojës, humbin jetën dy minatorë

Dy minatorë mbetën brenda një galerie artizanale të nxjerrjes së kromit në zonën e thellë malore në Lajthizë të Tropojës.

 

Ata kishin hyrë në mëngjes për të gërmuar mineral në galeri kur tavani dhe muret e saj janë shembur.

Minatorët që ishin jashtë kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë nxituar që të nxjerrin kolegët e tyre në dalin e galerisë por 41-vjeçari Adil Dauti nga fshati Gegaj është gjetur i pajetë i goditur nga gurët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ta edhe ekipet e kërkim shpëtimit të galerive të cilët kanë gjetur të pajetë të Afrim Zhutaj, 43 vjeç nga Kepeneku i Tropojës.

Në fillim u dyshua se në galeri ishin tre persona, por pas kërkimeve dhe verifikimeve u vërtetua se ishin vetëm dy viktimat.

Kjo është zona ku ka ndodhur aksidenti në minierë. një zonë shumë e thellë malore e cila është e mbushur me galeri të vogla nën tokën e pasur me mineral kromi.

Ato janë të përhapura në të gjithë zonën dhe banorët e fshatrave përreth punojnë me kushte sigurie të papërshtatshme. Pikërisht nga këtu e ka nisur hetimin policia. /tch/

Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU

Related posts

Gra dhe burra, të gjithë kamionistë – historia e rrallë e familjes nga Durrësi

D V

Bamir Topi: Jam gati të kontribuoj në rindërtimin e opozitës

Xh M

Rrëzohet teksa zbriste nga urbani i linjës/ Niset për spital 80 vjeçari nga Bathorja

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More