Agjencia Zhurnal.mk.

Nga Ronaldo te Odegaard dhe Gray: Formacioni me 11-të nënshkrimet më të mira të verës për sezonin 2021/22 në Ligën Premier

Cristiano Ronaldo, Martin Odegaard dhe Damarai Gray janë vetëm disa nga emrat që janë transferuar apo kanë ndërruar skuadrën gjatë verës në Ligën Premier dhe kanë arritur të shkëlqejnë duke përfunduar në formacionin me nënshkrimet më të mira të verës 2021.  

 

Mbi 1 miliard funte u shpenzuan nga të gjitha klubet e Ligës Premier në afatin kalimtar të verës së fundit.

Kjo është një shumë marramendëse parash, dhe disa pronarë klubesh mund të pyesin tashmë nëse kanë paguar në lojtarët e duhur dhe kjo po i shpaguhet.

Megjithatë, ka pasur një numër nënshkrimesh të reja që kanë mahnitur në ligën elitare të Anglisë këtë sezon, duke dëshmuar vlerën e tyre gjatë katër muajve të fundit apo gjysmën e parë të sezonit 2021/22.

Faqja e njohur sportive GivemeSport ka publikuar përpilimin e redaksisë në lidhje me formacionin apo 11-të nënshkrimet më të mira të verës 2021 të Ligës Premier deri më tani.

Më poshtë mund të shikoni se cilët janë lojtarët e zgjedhur nga GivemeSport.

Portier: Jose Sa (Wolverhampton Wanderers)

Pasi humbi Rui Patricion që shkoi te Roma në Serie A, u duk se Wolves duhet të luftojnë për të plotësuar boshllëkun e lënë pas nga portieri portugez me përvojë.

Megjithatë, Sa ka hyrë dhe është ndjerë i qetë në Ligën Premier. 28-vjeçari ka mbajtur shtatë herë portën e paprekur dhe ka një përqindje mbresëlënëse të pritjeve prej 85.1 për qind, sipas Fbref. Për vetëm 7.2 milionë funte, ai ka qenë një nënshkrim i volitshëm për Wolves.

Mbrojtës i djathtë: Takehiro Tomiyasu (Arsenal)

Pozicioni i mbrojtësit të djathtë ka qenë një zonë problematike për Arsenalin prej kohësh. Hector Bellerin nuk arriti të kishte vazhdimësi aq sa tifozët dhe klubi do të kishin shpresuar pas një fillimi premtues në Emirates, dhe lojtarë tjerë si Cedric Soares dhe Calum Chambers rrallë e kanë merituar atë pozitë.

Pastaj erdhi Tomiyasu. Me mbërritjen e tij nga Bologna në ditën e fundit të afatit kalimtar për 16.7 milionë funte, ai ishte paksa lojtar i panjohur. Megjithatë, ai ka qenë i fortë në mbrojtje dhe është lidhur mirë me Bukayo Saka në krahun e djathtë. Pasi ka mbushur vetëm 23 vjeç muajin e kaluar, ai ka një të ardhme të ndritur përpara.

Qendërmbrojtës: Ben White (Arsenal)

Presioni ishte i madh mbi White sapo ai nënshkroi për Arsenalin për mbi 50 milionë funte. Mund të ketë pasur edhe disa dyshime kur ai pati një debutim makthi kundër Brentfordit në Ligën Premier.

Megjithatë, White është përgjigjur shkëlqyeshëm. Ka ende shumë vend për përmirësim, por Mikel Arteta duket se ka krijuar një katërshe të qëndrueshme mbrojtëse në javët e fundit, dhe mbrojtësi i Anglisë është pikërisht në zemër të tij.

Qendërmbrojtës: Marc Guehi (Crystal Palace)

Guehi nuk kishte luajtur kurrë futboll në Ligën Premier deri në këtë sezon, por ju nuk do ta dinit këtë nëse do ta bazoheshit në paraqitjet e tij këtë vjeshtë.

Duke luajtur nën drejtimin e Patrick Vieiras në Selhurst Park, 21-vjeçari ka arritur të shkëlqej dhe ta çojë çmimin e tij në 21 milionë funte dhe duket të jetë një talent premtues. Me Kupën e Botës pak më pak se 12 muaj larg, ai mund të befasojë me paraqitjet e tij dhe ta fitojë ftesën e Gareth Southgate për “Katar 2022”.

Mbrojtës i majtë: Marc Cucurella (Brighton)

16.2 milionë funte janë shumë para që Brighton t’i shpenzojë për një lojtar të vetëm, megjithatë Cucurella nuk i ka zhgënjyer fare që kur mbërriti nga Getafe.

Lojtarët e rinj të Graham Potter janë lavdëruar për stilin e tyre të paraqitjeve këtë sezon dhe Cucurella ka luajtur rolin e tij në këtë, duke luajtur rregullisht dhe duke krijuar raste nga krahu i majtë.

Mesfushor qendror: Conor Gallagher (Crystal Palace, i huazuar nga Chelsea)

Çfarë nënshkrimi i qëlluar. Gallagher dha një paraqitje të shkurtër të potencialit të tij në fanellën e West Brom sezonin e kaluar, por pak mund të prisnin që ai të kishte një ndikim të tillë kaq të madh në Palace.

I riu ka treguar gjatë muajve të fundit se ai është një mesfushor ‘box-to-box’  modern i ditëve të sotme me sy për gol, pasi ka shënuar dy herë kundër West Ham dhe Everton.

Mesfushor qendror: Martin Odegaard (Arsenal)

Odegaard e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Arsenali dhe bëri disa paraqitje të mira herë pas here. Megjithatë, Topçinjtë vendosën të shihnin më shumë nga reprezentuesi norvegjez dhe shpenzuan 31.5 milionë funte për të gjatë verës.

Ai e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër këtë sezon, dhe ka dhënë tre gola dhe tre asistime në dhjetor. Organizatori i talentuar teknikisht, i cili mund të luajë në mesfushë qendrore ose pak më lart në fushë, aktualisht po e mban Emile Smith-Rowe jashtë formacionit titullar, duke nënvizuar saktësisht se sa mirë po performon deri tani.

Sulmues i krahut të djathtë: Emmanuel Dennis (Watford)

Watford duhet të pyesë veten se si ia dolën ta merrnin Denisin për vetëm 3.6 milionë funte. Sulmuesi anësor ka qenë një yll i ri në Vicarage Road, duke shqetësuar disa nga skuadrat më të mira në Ligën Premier.

Ai e ka gjetur tashmë rrjetën këtë sezon kundër klubeve të mëdha si Chelsea dhe Manchester United, dhe ka qenë lehtësisht lojtari më i mirë i Watford nën urdhrat e Claudio Ranierit.

Sulmues i dytë: Demarai Gray (Everton)

Ashtu si Odegaard, Gray mund të operojë në një sërë pozicionesh, pasi ka luajtur në të dy krahët dhe në mes të treshes pas sulmuesit kryesor, për Evertonin këtë sezon.

Ka qenë një sezon i vështirë për skuadrën e Rafael Benitez, megjithatë Gray ka qenë ndoshta shkëndija e tyre më e ndritshme. Duke i kushtuar ‘Toffees’ vetëm 1.8 milion funte, ai ka ‘ndezur’ stadiumin Goodison Park duke shënuar pesë gola në ligë, dhe golat e tij ishin të fitores kundër Arsenalit në fillim të dhjetorit.

Sulmues i krahut të majtë: Hee-chan Hwang (Wolves, i huzuar nga RB Leipzig)

Shënimi i golave ​​nuk ka qenë i lehtë për skuadrën e Bruno Lage në Molineux këtë sezon, por Hwang është shfaqur me kontribute jetike në gjysmën e parë të sezonit të tyre.

I vendosur të sulmoj nga krahu i majtë, ai ka gjetur rrjetën në katër raste dhe është lidhur mirë me partnerin e tij të sulmit Raul Jimenez. ‘Ujqërit’ duhet të kërkojnë ta bëjnë këtë marrëveshje të përhershme në të ardhmen e afërt.

Qendërsulmues: Cristiano Ronaldo (Manchester United)

Të nënshkruash me një 36-vjeçar për 13.5 milionë funte nuk tingëllon si biznes i mirë, por Ronaldo nuk është vetëm një 36-vjeçar i zakonshëm.

Ikona portugeze ka ardhur rregullisht në shpëtimin e Unitedit që nga kthimi i tij në Old Trafford në muajin gusht, dhe ka shënuar 13 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat. Pa të, skuadra mund të mos kishte kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe do të ishte edhe më poshtë në tabelën e Ligës Premier.

Formacioni me nënshkrimet më të mira të verës 2021

Related posts

Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Lojërat Olimpike

Z H

Drita dhuron emocione, i shënon dy gola brenda katër minutave Feyenoordit

D V

Gjykata Federale e depërtoi nga Australia, flet për herë të parë Gjokovic: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More