Agjencia Zhurnal.mk.

Nga Rexha te Smakiqi e Bejta – Drenica prezanton 10 transferimet e afatit kalimtar të janarit

Drenica nuk ka qëndruar duarkryq në afatin kalimtar të janarit, madje ka bërë dhjetë goditje.

Klubi që ishte në krizë financiare duket se tashmë e ka tejkaluar këtë gjë dhe sot ka prezantuar punën e bërë në janar.

Në skuadër janë afruar emra të njohur si Kastriot Rexha, Berat Ahmeti, Azem Bejta, Florjan Smakiqi dhe Bleon Sekiraqa.

Po ashtu skuadrës kuqezi i janë shtuar edhe lojtarë të talentuar si Alban Shabani, Gentris Leci, Luan Dobra, Albin Kapra dhe Arlis Shabani.

Drenica e nis pranverën me ndeshjen e Kupës së Kosovës që zhvillohet nesër (e diel) ndaj Prishtinës.

Kuqezinjtë e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me 23 pikë në vendin e gjashtë.

Related posts

Skadon afati për parashtrimin e raporteve nga mediat për hapësirën e marketingut deri tek ESHR

D V

Osmani: Liria e të gjitha vendeve evropiane sot mbrohet në Ukrainë

Z.H

Inspektorati zbulon detaje nga inspektimi për pacientin e vdekur nga Berova

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More