Agjencia Zhurnal.mk.

“Nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras”/ Rama publikon videon: Me projektin e ri zbulohet një mrekulli e fshehur e Shqipërisë

Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës.

Pikërisht me pamje nga projekti i kësaj rruge e ka nisur ditën sot kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, siç është zona e Lurës.

“MIRËMËNGJES
dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.
Ndonëse me bukuri të jashtëzakonshme, kjo rrugë është krejtësisht e paasfaltuar duke e bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve në të.

Përmirësimi i këtij aksi do të mundësojë aksesin turistëve dhe vizitorëve drejt potencialeve turistike natyrore e kulturore te zonës, duke ofruar një mundësi për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe terë rajonit.

MIRËMËNGJES 😊dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on Monday, December 13, 2021

Related posts

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

D V

BIRN: Qeveria në kërkim të investitorëve të huaj për kombinatin e armëve në Poliçan

D V

Satira e Gjekmarkajt për dështimin e interpelancës: Nga anulimi i aktit guerril, qortimet e zv.liderit Muli tek ‘hakmarrja’ ndaj Muços!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky