Agjencia Zhurnal.mk.

Nga një gol për secilën skuadër, Inter dhe Juve shkojnë në pushim me shifra identike

Ka përfunduar me rezultat të barabartë pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit (1-1) që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

 

Ishte një gjysmë e parë dinamike, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes Weston McKennie (25’), i cili realizoi me kokë pas një harkimi të mirë nga Alvaro Morata.

(Foto: Twitter/Juventus FC)

Vendasit e barazuan rezultatin përmes Lautaro Martinez nga penalltia (35’), pas një ndërhyrje të gabuar të Mattia De Sciglio në Edin Dzeko.

(Foto: Twitter/Inter)

Pritet një gjysmë e dytë e zjarrtë e Derby d’Italia për ta vendosur fituesin e sivjetmë të Superkupës së Italisë.

Related posts

Bellerin bën presion për t’u bashkuar me Interin

D V

Pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit?

Z H

Gliha: Nuk i konkretizuam rastet, luajtëm mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More