Ajo prej vitesh është duke i munguar skenës muzikore shqiptare dhe jo vetëm kaq.
Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme, Era Istrefi, e cila që një kohë ka bërë një shkëputje nga muzika.
Sido që të jetë, ylli i estradës duket se ka punuar për këngë të reja dhe se së shpejti do të rikthehet me prurjen e radhës.
Era Istrefi (Foto: Instagram)
27-vjeçarja së fundmi ka publikuar disa imazhe e video nga një avion privat, ndërkohë që interpreton një pjesë të projektit të saj të ri që siç shihet do të quhet “Bebe”.
Krijuesja e një sërë hitesh nuk ka dhënë më shumë detaje, rreth asaj se kur do të lansohet kënga.
Era Istrefi (Foto: Instagram)
Por, besohet që mezi po pritet nga fansat dhe se do të shndërrohet në një hit muzikor.https://4ffe4d3771f0c9616b8125670ae9678e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
E fundit krijimtari e realizuar nga Istrefi mbetet “No Maybes”, që e solli në mars të vitit 2020 në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash.
https://cdn.jwplayer.com/players/49Zw7VGV-bms965PQ.html