Agjencia Zhurnal.mk.

Nga lloçi i famshëm tek një stadium modern dhe magjik – Batatina, Idrizi dhe Emini flasin për rikthimin në “Zahir Pajaziti”

Klubi nga Podujeva, Llapi është gati të rikthehet në stadiumin e rinovuar plotësisht tashmë “Zahir Pajaziti” pas tetë muajve larg tij, si dhe me një pamje krejtësisht moderne nga ajo që ishim mësuar tashmë ta shohim, me lloç dhe kushte thuajse të mjerueshme.

Llapi e nisi edicionin 2021/22 larg shtëpisë së tyre, stadiumit “Zahiri Pajaziti”, duke zhvilluar ndeshjet herë në Merdar dhe herë në stadiume tjera.

Por, pas tetë muajve punë intensive, llapjanët rikthehen në ‘folenë’ e përhershme.

Tani në një stadium të ri, shumë modern dhe të kompletuar, ekipi i Tahir Batatinës është gati ta nis sezonin pranveror në terrenin e ri, me bari natyral.

“Zahiri Pajaziti” njihej për terrenin me baltë që pushtonte ballinat e mediave, por tani ka marrë pamje të magjishme dhe nuk do t’i ndahen lajmet pozitive.

Për mundimet, sfidat dhe gjithçka tjetër gjatë dekadave, por në veçanti viteve të fundit në Superligë, kanë folur për Telegrafin trajneri Tahir Batatina dhe kapitenët Bujar Idrizi dhe Benjamin Emini.

Trajneri si dhe kapitenët e “Legjendave” kanë folur edhe për Kupën e Kosovës dhe garën për titull kampion në BKT Superligën e Kosovës.

Related posts

Greva në arsim, orët do të kompensohen, provimet eksterne me kritere më të lehta

Xh M

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Filipineve vendosën marrëdhënie diplomatike

D V

Alabakovski lirohet nga arresti i shtëpisë, i merret pasaporta si masë kujdesi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More