Agjencia Zhurnal.mk.

Nga futbolli amator i Holandës në Ligën e Kampionëve

Futbollistët honaldez mund të gjenden në të gjithë botën në liga të ndryshme, nga ato më elitaret e deri tek amatoret.

Një futbollist nga Holanda tashmë është transferuar në Superligën e Kosovës, tek skuadra e Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Dilivio Hoffman, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për m.voetbalzone.nl, ku ka folur për aventurën e tij të re, e cila disi i erdhi si papritur.

Para se të ftohej nga Ballkani, Hoffman ishte në prova tek skuadra turke, Samsunspor, mirëpo gjithçka dështoi për shkak se në skuadër nuk kishte më vend për futbollistë të huaj.

Këtu u fut në skenë skuadra kosovare, e cila e ftoi holandezin në prova teksa ai po rikthehej në shtëpi.

“Ishte shumë e veçantë, po. E kisha vendosur të kthehesha në shtëpi, te familja dhe e dashura ime,” rrëfen Hoffman.

“Ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u bërë sërish një futbollist profesionist, në një klub të madh. Pra pse jo? Prandaj u ktheva menjëherë në Antalia.”

Hoffman tregon se as nuk ia kishte idenë për Kosovën dhe me shaka thotë se as nuk e dinte ku mund të përfundonte, megjithatë kur kuptoi se mund të luante në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Konferencës, ndryshoi gjithçka.

“Nuk dija asgjë për Kosovën, nuk e kisha idenë se ku mund të përfundoja. Por kur dëgjoni se mund të luani Ligën e Konferencës ose ndoshta Ligën e Kampionëve, atëherë nuk dyshoni më. Kjo do ta bëjë ëndrrën tuaj realitet.”

Hoffman arriti të lërë shpejt përshtypje të mira gjatë kampit stërvitor në Antalia.

“Unë stërvita një ditë dhe pastaj luajtëm menjëherë një lojë. Kjo shkoi mirë, ndihmova me dy asistime. Në fakt, pas ndeshjes së dytë më thanë se ata ishin të kënaqur dhe se mund të qëndroja. Pas kësaj, gjithçka ishte në rregull në kushtet e letrave dhe transfertat kaluan shpejt.”

Tutje, holandezi tregon në ka filluar ta mësojë gjuhën shqipe.

“Kam mësuar disa fjalë. Por sigurisht që ende nuk flas rrjedhshëm. Kam edhe dy vjet, apo jo. Kur arrita këtu dhe dëgjova gjuhën, mendova: ku përfundova? Nuk e kuptova fare. “, përgjigjet Hoffman duke qeshur.

Sulmuesi i suharekasve gjithashtu shprehet i kënaqur me nivelin e skuadrës, por është i shqetësuar me gjendjen e stadiumit.

“Ata punojnë pak më shumë këtu. Ata stërviten 100 për qind çdo ditë. Ballkani realisht nuk ka stadium. Ne kemi palestrën tonë ku mund të shkojmë. Fusha është shumë e keqe”, vazhdoi ai.

Hoffman debutoi me asistim në fitoren e Ballkanit ndaj Dukagjinit, me rezultat 4-1. Tashmë skuadra e tij pozicionohet në vendin e dytë, por holandezi thekson se do të ishte shumë i kënaqur nëse fiton titullin me portokallinjtë.

“Do të ishte shumë mirë nëse do ta fitonim atë titull. Kjo do të ishte e mrekullueshme: nga një futbollist amator papritmas në raundin paraprak të Ligës së Kampionëve.”, përfundoi Dilivio Hoffman.

/Gazeta Olle/

 

 

Related posts

Zaev: LSDM gabon por edhe mëson nga gabimet dhe përmirësohet, të bashkohemi!

Z.H

Trajneri i Zalgiris: Festa e Ballkanit, ishte një stimulim shtesë për ne

Redaksia

Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More