Agjencia Zhurnal.mk.

Nga e mërkura produktet që do të ulen për 10% do të kenë çmim të shënuar në tregje

“Nga e mërkura çdo konsumator do të ketë mundësinë të blejë në supermarket me një çmim të shënuar që nuk do të mund të rriten, ndërsa nesër në seancën e Qeverisë do të të përzgjidhen produktet, gjegjësisht 25 kategoritë e produkteve që do të jenë ulur për 10% në raport me çmimin që kishin më 1 gusht”, tha në konferencën e sotme për media, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Nesër në seancën e Qeverisë do të dorëzohet çmimi dhe nga e mërkura do të fillojnë kontrollet e intensifikuara të IPK-së, ku do të përfshihen edhe anëtarë nga Qeveria. Dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë palëve të interesuara në vendin tonë, prodhuesit dhe tregtarët, produktet e të cilëve nuk janë në listë, të kontaktojnë ministrinë për të zgjeruar gamën e produkteve më të lira. Sot do të kem një takim si me prodhuesit ashtu edhe me shpërndarësit e pijeve, për t’i përfshirë në vendimin për uljen e çmimeve deri më 30 nëntor”- tha Bekteshi.Ai zbuloi se çmimi i një produkti të caktuar do të ulet pavarësisht se kush e prodhon, importon apo shpërndan atë.“Nëse ulet çmimi i spagetit, do të ulen të gjitha llojet e spagetit, jo vetëm nga një prodhues. Bëhet fjalë për 25 kategori të produkteve bazë dhe sipas numrit dhe llojit të produkteve bëhet fjalë për më shumë se 50”, tha Bekteshi.

Lista përfshin pothuajse të gjitha produktet ushqimore nga industria e bukës, e mishit dhe e qumështit.

Related posts

Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti, e nga kush importojmë?

D V

Bytyqi në Nju-Xhersi: Mbështetja e shtetit për investime është mbështetje për suksesin në treg të kompanive të Maqedonisë në SHBA

D V

Dyqanet e vogla, larg respektimit të masave

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!