Agjencia Zhurnal.mk.

Nga e diela shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Holandë do të hyjnë me certifikatë, test ose karantinë

Shkup, 3 shtator– Holanda prej nesër e vendos Maqedoninë e Veriut si vend me rrezik të lartë. Udhëtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët janë vaksinuar plotësisht prej nesër do të mund edhe më tej të hyjnë në Holandë, por do të duhet ta respektojnë edhe rregullin për karantinë të obligueshëm prej dhjetë ditëve.

Prej 6 shtatori, për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut, nuk do të lejohet dëshmia për vaksinim. Për hyrje në Holandë do të duhet të tregohet test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë para nisjes ose test të shpejtë antigjen, jo më të vjetër se 24 orë.

Në këtë grup të zonave me rrezik të lartë janë edhe Kosova dhe Mali i Zi.

Related posts

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy